Gerrard këshillon Benitezin

  • 25 November 2015 - 18:59
Gerrard këshillon Benitezin

Steven Gerrard ka këshilluar Rafa Benitezin që të përshtatet me lojtarët

Real Madridi nuk është duke kaluar një edicion të mirë, janë gjashtë pikë prapa Barcelonës në La Liga, derisa në vikendin që lamë pas u turpëruan në Santiago Bernabeu suke u mposhtur nga katalanasit me rezultat 4:0.

Ish kapiteni legjendar i Liverpoolit, Steven Gerrard, që ka punuar së bashku me Benitezin një kohë të gjatë, ka kërkuar urgjentisht nga trajneri spanjoll që të ndërroj sjelljen e tij.

“Benitez është një trajner i mirë, nuk e di se si ai i ka marrëdhëniet me lojtarët, por ata duken pak të thyer në këto momente. Për Benitezin kjo është vetëm një skuadër, por ai duhet ta kuptojë se ka të bëjë me lojtar të mëdhenj, si Ronaldo e shumë të tjerë. Duhet tu përshtatet atyre”, ka thënë Gerrard.

“Për të arritur te suksesi Benitez duhet të përshtatet me lojtarët që ka në dispozicion, e jo të kërkojë nga lojtarët që t’i përshtaten filozofisë së tij. Këtë nuk mund ta bësh në Barcelonë e Real Madrid që janë të mbushura me yje. Reali ka një ekip fantastikë”, ka shtuar më tej legjenda e Liverpoolit.