Hingis dëshiron të luajë me Federer-in në “Rio 2016”

  • 26 November 2015 - 09:10
Hingis dëshiron të luajë me Federer-in në “Rio 2016”

Në Lojërat Olimpike “Rio 2016” mund të shohim në fushat e tenisit një dyshe legjendë të këtij sporti që luajnë së bashku. Ata janë Roger Federer e Martina Hingis, që gjithnjë e më shumë po mendojnë të luajnë së bashku në “lojën dyshe mikse”. Ka qenë Federer ai që ka hedhur i pari idenë disa muaj më parë, edhe pse ka qenë disi skeptik. Kjo për faktin se Federer i duhet të luajë në tri turne paralelisht: individualisht, dyshe me Stanislas Wawrinka-n dhe atë dyshe mikse me Hingis-in, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ndërkohë, në një intervistë të dhënë për “Tennis Magazine”, Hingis  ka pranuar se është tërhequr nga ideja për të luajtur bashkë me tenistin me më shumë Grand Slam-e të fituara. Të dy janë zviceranë, ndaj gjithçka është e mundur.

“Siç kam thënë gjithnjë, kam shumë dëshirë të luaj me Roger-in, por jo gjithçka varet nga unë. Federer ka një kalendar të ngjeshur. Nëse nuk ndodh me Roger, shpresoj të luaj më Stan ose me një tjetër. Në çdo rast, të jem në Rio është një mundësi e mirë për mua”, ka thënë ish-numri 1 në botë, që tashmë luan vetëm në lojën dyshe.

(Kosova Sot)