Rrahmani dhe Grezda në formacionin e javës në Kroaci

  • 26 November 2015 - 10:51
Rrahmani dhe Grezda në formacionin e javës në Kroaci

Amir Rrahmani dhe Eros Grezda në formacionin më të mirë të Javës së 17-të në Kroaci. Ish mbrojtësi i Partizanit zhvilloi një ndeshje pozitive fundjavën që lamë pas. Skuadra e tij RNK Split barazoi 1-1 në transfertën e NK Istra dhe lojtari kuqezi u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes duke kontribuar në rezultatin pozitiv të arritur nga skuadra e tij.

Sipas faqes “Footplr” që ka publikuar edhe formacionin më të mirë të javës, në 11-ëshen e titullarëve më të mirë figuron edhe mesfushori shqiptar, Eros Grezda. 20-vjeçari ishte protagonisti kryesor në fitoren 2-0 që Lokomotiva e Zagrebit arriti ndaj NK Zagrebit. Lojtari i lindur në Slloveni që ka luajtur një ndeshje edhe me përfaqësuesen U-21 të Shqipërisë ishte autori i dy rrjetave të Lokomotivës që siguroi një sukses shumë të rëndësishëm në derbin e kryeqytetit kroat.