Pato te klubi nga Liga e Kampionëve

  • 26 November 2015 - 10:58
Pato te klubi nga Liga e Kampionëve

Sulmuesi i Corinthiansit, Alexanre Pato mund të rikthehet në futbollin evropian te skuadra e Arsenalit.

Arsenal është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Corinthiansit, Alexandre Pato.

Presidenti i klubit brazilian, Edu Gaspar ka konfirmuar interesimin e klubit londinez për ish yllin e Milanit.

“Jam takuar me Wengerin, më ka pyetur për Paton, por edhe për disa futbollistë të tjerë”, deklaroi ai.

Pato ka vendosur të rikthehet në Evropë dhe Premierliga është më tepër se një ide.