Ja sa kuotohet largimi i Benitez nga R. Madrid

  • 26 November 2015 - 11:16
Ja sa kuotohet largimi i Benitez nga R. Madrid

Mbrëmjen e së Hënës nëpërmjet një konference për shtyp presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez konfirmoi trajnerin Rafael Benitez me këtë të fundit që do të vazhdojë të qëndrojë në stolin e Los Blancos edhe gjatë muajve të ardhshëm. Gjithsesi Perez është pak i besueshëm në deklaratat e tij dhe këtë gjë e dinë shumë mirë bookmakers-at të cilët e japin si të sigurtë largimin e trajnerit spanjoll përgjatë këtij sezoni. Perez nuk u kursye me një teknik si Ancelotti që i dhuroi madrilenëve La Deciman, dhe vështirë se do të mbajë gjatë në stolin e Realit një trajner si Benitez që vetëm pak ditë më parë pësoi një humbje turpëruese 0-4 në El Clasico.

“Betfair” një prej kompanive më të mëdha të basteve në Botë e kuoton me koeficentin 1.1 largimin e ish trajnerit të Napolit nga Los Blancos gjatë këtij sezoni. Një koutë pothuasje  e papërfillshme kjo që të bën të besosh se 55-vjecari nuk i ka të gjatë ditët e tij në krye të pankinës së Realit. Në momentin që Benitez nënshkroi një kontratë 3-vjecare me klubin merengues Betfair e kuotonte me koeficentin 3, largimin e spanjollit gjatë sezonit 2015-2016. Menjëherë pas disfatës me rezultatin 4-0 ndaj Barcelonës ky koeficent zbriti në 1.5, ndërsa në ditët e fundit është ulur akoma edhe më shumë duke shkuar në vetëm 1.1. Se cili ka të drejtë mes Florentino Perez dhe “Betfair” kjo mbetet për t’u parë por e sigurtë është që Rafa Benitez nuk do të qëndrojë edhe për shumë kohë në stolin e Realit të Madridit.