Leksion i Hajvalisë

  • 26 November 2015 - 13:30
Leksion i Hajvalisë

Hajvalia fiton derbin ndaj Trepça ‘89

 

Skuadra e Hajvalisë ka triumfuar në ndeshjen e mbetur të xhiros së 16-të ndaj Trepça ’89 me rezultat bindës 3:0. Vendasit ishin më të mirë në të gjitha aspektet në këtë ndeshje dhe me meritë triumfuan, duke u ngritur në vendin e tretë, kurse për mysafirët kjo ishte humbja e katërt radhazi

 

Hajvalia vazhdon të ngritet në tabelë

 

Ndeshja e mbetur e xhiros së 16-të të elitës së futbollit kosovar i ka takuar Hajvalisë që mundi bindshëm Trepça ’89 me rezultat 3:0. Ky takim ishte paraparë të zhvillohej në fundjavë, por për shkak të reshurave, bëri që fusha e Hajvalisë të mos i plotësojë kushtet për lojë, dhe kjo përballje u zhvillua të mërkurën në Kishnicë. Vendasit ishin më të mirë gjatë 90 minutave dhe me meritë fituan në fund, derisa mysafirët kishin më pak raste dhe nuk arritën të bëjnë diçka më shumë në këtë takim.

 

Dominim i vendasve

 

Fillimi i takimit ishte i barabartë me dy skuadrat që luanin më shumë në mesin e fushës, derisa vendasit ishin më të vendosur dhe më shumë e kërkuan fitoren. Rastin e parë në ndeshje e kishte Semir Zeneli në minutën e 18-të, kur pas harkimit nga e djathta gjuan me kokë për jashtë. Në minutën e 22-të Genc Hamiti del përballë portierit mysafir, por gjuan jashtë dhe nuk arrin të shfrytëzojë një rast të mirë. Rastet për vendasit nuk ndaleshin dhe në minutën e 24-t Shkëlqim Pacolli shënon me kokë pas harkimit nga e djathta. Hajvalia nuk ishte e kënaqur me epërsinë minimale dhe tenton të shënojë sërish. Katër minuta më vonë, Liridon Leci shënon nga gjuajtja e lirë nga rreth 25 metra. Kjo solli më shumë komoditet te Hajvalia, derisa mysafirët assesi të këndellen dhe të krijojnë raste. Me këtë rezultat përfundon pjesa e parë. Në fillimin e pjesës së dytë mitrovicasit dukeshin më kërkues, por në minutën e 50-të, Edmond Turku ndëshkohet për herë të dytë me karton të verdhë dhe përjashtohet nga loja. Kjo ndaloi paksa ritmin e mysafirëve. Rasti i parë i mirë i tyre shënohet në minutën e 62-të kur Blerand Kurtishaj godet nga rreth 20 metra, por jashtë. Nëntë minuta më vonë, Hajvalia organizon një aksion të bukur nga kundërsulmi ku kapiteni Gëzim Gashi gjendet përballë portierit mysafir, i cili e dëbon topin në këndore. E, pikërisht nga këndi Liricion Leci sërish gjendet më së miri dhe shënon me kokë për 3:0 dhe golin e dytë në këtë ndeshje. Në minutën e 75-të ishte rasti më i mirë i Trepça ’89 ku Kurtishaj vjedh topin e mbrojtjes kundërshtare dhe del përballë portierit Petrit Tahiri, megjithatë nuk arrin ta mposhtë duke gjuajtur jashtë. Tre minuta më vonë, Berat Hyseni i Hajvalisë ka mundur të shënojë. Ai edhe pse shmang për mrekulli mbrojtjen kundërshtare, megjithatë nga afërsia edhe pse ishte vet godet shtyllën horizontale. Rasti i fundit në ndeshje i takon mysafirëve, kur pas goditjes nga gjuajtja e lirë të Mërgim Pevqeli, portieri Tahiri nuk e largon topin, por Adeleke Akinola Akinyemi nuk shënon nga afërsia. Më raste nuk kishte dhe në fund Hajvalia shënon fitore të merituar prej 3:0. Me këtë fitore Hajvalia është në pozitën e tretë me 27 pikë, tri më pak se vendi i  parë, kurse ’89-shi ka 23 pikë dhe ndodhet në vendin e gjashtë. Në xhiron e ardhshme Hajvalia është mysafire e Ferronikelit, derisa Trepça ’89 e Prishtinës...(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)