Xhaka dhe Gashi kundër ish trajnerit

  • 26 November 2015 - 13:51
Xhaka dhe Gashi kundër ish trajnerit

Baseli do të përballet sonte me Fiorentinën, ndërsa zviceranët do të kenë kundërshtar trajnerin Paulo Sousa që dikur i udhëhiqte ata.

Në këtë përballje, Taulant Xhaka e Shkëlzen Gashi pritet ta nisin ndeshjen nga minuta e parë, teksa do kërkojë të shkëlqejnë ndaj ish-trajnerit që i kishte të preferuarit e tij kur drejtonte Baselin.

Taulanti, me shumë mundësi në këtë ndeshje mund të aktivizohet në qendër të mbrojtjes për shkak të mungesave në këtë repart.

Xhaka ishte i përzgjedhur nga trajneri Fisher për të folur në konferencën për shtyp.

“Nuk e mendoj fare pjesën ku do të luaj. Për mua, është e rëndësishme që të zbresim në fushë dhe të fitojmë ndeshjen”.

Baseli kryeson Grupi I me 9 pikë, tre pikë më shumë se Fiorentina e vendit të dytë dhe të dyja mund të kalojnë grupin së bashku.