Drogba: Te Chelsea nuk ka lider

  • 26 November 2015 - 14:41
Drogba: Te Chelsea nuk ka lider

Ish sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba beson që ish skuadrës së tij i duhën më shumë figura që janë lider.

Jose Mourinho nuk ka arritur të bëjë diçka këtë vit, pasi që gjendet në vendin e 15 pas 13 ndeshjeve.

Drogba ka thënë se mungojnë njerëzit me karakter të fortë përveç John Terry që ka mbetur askush tjetër nuk ia mbush syrin.

“Kur unë luaja te Chelsea kishim shumë lider jo vetëm në vitet e fundit por për shumë sezone”.

“Ne kishim lojtarë si Frank Lampardin, Petr Cech, John Terry, unë, Michael Ballack, Michael Essien, Andriy Shevchenko, Claude Makelele - emra të mëdhenj, lojtarë të mëdhenj dhe karaktere”, ka thënë Drogba.