Ronaldo: Ky futbollist dua ta fitojë Topin e Artë

  • 26 November 2015 - 15:27
Ronaldo: Ky futbollist dua ta fitojë Topin e Artë

Ronaldo ka thënë se dëshiron që bashkëkombësi i tij, Neymar, ta fitojë Topin e Artë.

Ronaldo ka bërë të ditur se dëshiron që sulmuesi i Barcelonës, Neymar, ta fitojë Topin e Artë.

“Fenomeni” ka mbështetur bashkëkombësin e tij për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë, përcjell “Lajmi.net”.

“Shpresoj që Neymar ta fitojë Topin e Artë”, deklaroi Ronaldo për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

“Ai është në zhvillim e sipër, kurse Cristiano Ronaldo e Lionel Messi e kanë arritur kulmin”, shtoi ai.