Balotelli dëshiron të mbetet në Milan

  • 26 November 2015 - 16:20
Balotelli dëshiron të mbetet në Milan

Mario Balotelli dëshiron të mbetet në Milan, dhe nuk mendon të kthehet në Liverpool.

Mario Balotelli nuk planifikon të rikthehet në Liverpool, pas përfundimit të këtij sezoni dhe periudhës së huazimit në Milan.

Sulmuesi italian u largua nga Anfield duke u rikthyer në San Siro, gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, ai dëshiron të mbetet në Milan, dhe nuk mendon të kthehet në Liverpool, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “Tuttosport”.

Balotelli është aktualisht i lënduar, por synon që të bind drejtuesit e Milanit se e meriton të mbetet në klub, me paraqitjet e tij në pjesën e dytë të sezonit.