Konfirmohet: Wenger interesohet për Paton

  • 26 November 2015 - 17:15
Konfirmohet: Wenger interesohet për Paton

Bosi i klubit brazilian, Corinthians, Edu, ka pranuar se bosi i Arsenalit, Arsene Wenger, e ka pyetur atë për sulmuesin Alexandre Pato.

 Raportimet në Brazil kanë pohuar se Wenger është admirues i madh i sulmuesit, i cili është lidhur me një kalim te Tottenhamit dhe West Hami.

“Unë nuk isha aty për t'ia sugjeruar, por unë përgjigjem nëse më pyesin”.

“unë kam folur dhe ata më kanë pyetur, jo vetëm për të, por për disa lojtarë tanë. Ata i njohin mirë. Unë kam drekuar me Wengerin dhe ai më pyeti për Paton dhe të tjerët”, u shpreh Edu, i cili konsiderohet legjendë te Arsenali.