Raikkonen: Ky sezon, mesatar për Ferrarin

  • 26 November 2015 - 18:49
Raikkonen: Ky sezon, mesatar për Ferrarin

Në vigjilie është Cmimi i Madh i Abu Dhabit, i fundit për këtë sezon por te Ferrari kanë filluar që tani të mendojnë për vitin e ardhshëm. Të paktën këtë gjë la të kuptohet në konferncën e radhës për shtyp, piloti finlandez i kokëkuqes, Kimi Raikkonen. Vetëm dy herë është ngjitur në pod në vitin 2015 Ice Man pikërisht në Bahrein dhe Singapor, shumë pak për një pilot që në të shkuarën është shpallur kampion bote me Ferrarin.

” 2015-ta ishte një vit mesatar për ne. Këtë sezon bëmë më mirë se në 2014-n, por nuk arritëm asnjëherë atje ku dëshironim. Megjithatë kjo është pjesë e jetës, vitin e ardhshëm jam i sigurtë se do të bëjmë hapa të mëdha përpara”.

Raikkonen shkon edhe më tej teksa shprehet se në 2016-n, Ferrari do të luftojë si i barabartë me Mercedesin.

” Objektivi ynë është gjithmonë të renditemi në vendet e para. Sic është shprehur edhe shefi i skuadrës Maurizzio Arrivabene, shpresojmë shumë që vitin e ardhshëm të garojmë si të barabartë me Mercedesin. Jam besimplotë për punën që po bëjmë drejtuesit e skuadrës dhe të jeni të sigurtë që ndryshimet do të vihen re që në testet e para”.

Në këtë sezon Kimi Raikkonen pozicionohet në vendin e 5-t të klasfikimit në kuotën e 135 pikëve dhe në Yas Marina të Abu Dhabit do të kërkojë të parakalojë në renditje bashkëkombasin e tij Valteri Bottas që ka grumbulluar një pikë më shumë.