Mediat daneze: UEFA heton Shqipërinë për kurdisje

  • 26 November 2015 - 19:12
Mediat daneze: UEFA heton Shqipërinë për kurdisje

Sipas mediave daneze, UEFA do të nisë një hetim për ndeshjen e fundit të eleminatoreve, Armeni-Shqipëri.

 “Aftonbladet.se” pretendon se pasi ka kontaktuar UEFA­-n ka marrë përgjigje se Shqipëria do të hetohet për ecurinë e saj në eliminatoret e Europianit.

Mediat daneze kanë cituar si një burim të fortë që e konfirmon dicka të tillë deklaratën bombastike të presidentit të Federatës armene, i cili akuzoi lojtarët e tij për tolerim ndaj Shqipërisë, përcjell “Panorama Sport”.

Sipas tyre këto akuza kanë baza të thella dhe nuk janë fjalë boshe.

Zv.trajneri aktual i ekipit danez deklaron se përderisa akuza e parë u ngrit nga presidenti i Federatës së Armenisë, atëherë çështja është serioze dhe se nuk duhet neglizhuar.