'Çmendet' Man City, ja çfarë oferte i bën Messit

  • 27 November 2015 - 10:16
'Çmendet' Man City, ja çfarë oferte i bën Messit

Manchester City ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi.

Britanikja “The Sun” shkruan se klubi i pasur nga Etihad është i gatshëm të paguajë 200 milionë euro, përfshirë mbi 1 milion euro në javë në rrogë, për transferimin e yllit argjentinas.

Kështu, paga mujore e Messit te City do të ishte 4.5 milion euro, derisa ajo vjetore do të arrinte shifrën e 54 milionë eurove, rrogë e paparë deri më tani në botën e futbollit.

Pavarësisht kësaj, mbetet në dorë të ‘Pleshtit’ që të vendos për të ardhmen e tij.

(Kosova Sot)