Jovetic: Ky Inter mund ta fitojë titullin

  • 27 November 2015 - 15:30
Jovetic: Ky Inter mund ta fitojë titullin

Stevan Jovetic beson te ky Inter, madje shprehet me bindje se zikaltërit i kanë të gjitha mundësitë për t’u shpallur kampion të Serisë A, në fund të sezonit.

Sulmuesi malazez është përshtatur shumë mirë në skemat e trajnerit Mancini duke u shndërruar në vetëm pak kohë në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Interit.

 “Nuk jemi ne të vetmit favoritë pasi në garë për titullin janë 4 apo 5 skuadra që mund të luftojnë deri në fund. I referohem Juventusit, natyrisht Interit, Romës, Fiorentinës dhe Napolit. A besoj te fitimi i Scudettos? Sigurisht që po, i kemi të gjitha mundësitë për ta realizuar këtë objektiv. Në fillim të sezonit mendonim vetëm për vendin e tretë por tani e kemi kuptuar se mund të bëjmë më shumë”, ka thënë ai.