Shaqiri tregon arsyen e transferimit në Stoke City

  • 27 November 2015 - 19:45
Shaqiri tregon arsyen e transferimit në Stoke City

Xherdan Shaqiri i befasoi të gjithë kur nënshkroi me Stoke Cityn, gjatë afatit kalimtar të verës.

Ai u largua nga Inter dhe e vazhdoi karrierën në Premierligë, por jo tek një prej klubeve të mëdha.

Ylli kosovar ka bërë të ditur arsyen e transferimit në Stoke City.

“Unë dëshiroja që të shkoja në një klub ku nuk do të jem në qendër të vëmendjes. Doja një klub që të jem i qetë. Nuk doja që të jem gjithmonë në faqet e para të gazetave. Kjo më ndodh pothuajse gjithmonë në Zvicër, andaj dëshiroja pak qetësi”, ka thënë Shaqiri në një intervistë për The Telegraph.