"Ëndrra mu bë realitet"

  • 27 November 2015 - 21:45

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, e që luan për Reprezentacionin e Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ka dhënë një intervistë për median e njohur britanike për Telegraph.co.uk.

Në këtë intervistë, anëtari i Stoke zbulon se ka qenë ëndrra e tij që një ditë të luaj në Premierligë.

“Ka qenë gjithmonë ëndrra ime për të luajtur në Premierligë, sepse e dua këtë ligë, e dua këtë vend. Është një vend i mahnitshëm. Mua më pëlqen futbolli këtu, dhe gjatë gjithë fundjavës unë e ndjekë këtë ligë, çdo gjë që ndodh këtu, që ndodh rreth tij (në tregun e transferimeve)”, ka thënë Shaqiri