Di Natale mendon lamtumirën nga futbolli

  • 28 November 2015 - 10:38
Di Natale mendon lamtumirën nga futbolli

Një sezon për t’u harruar që po ndikon në humorin e sulmuesit të Udineses, Antonio Di Natale. Legjenda e klubit bardhezi po mendon seriozisht hipotezën e tërheqjes nga futbolli në datën 20 Dhjetor pas ndeshjes së fundit që Udinese do ta luajë në transfertë kundër Torinos.

Prej disa javësh, kapiteni i friulianëve nuk duket i qetë, stërvitet veçmas dhe po numëron pankinat njëra pas tjetrës. Ky sezon edhe pse ende me shumë javë për të luajtur po kthehet në një mankth për autorin e 208 golave që e ka prekur rrjetën vetëm në një sfidë.

Ëndrra e tij është që të arrijë në kuotën 216 dyshen Altafini-Meazza por ky është një mision shumë i vështirë dhe kjo pasqyrohet edhe në marrëdhënien që ka me trajnerin Stefano Colantuono.

Me fanellën e Udineses Di Natale numëron më shumë se 11 sezone dhe për më tepër në merkaton e verës, klubi vendosi shitjen e mikut të tij më të mirë, Giampiero Pinzi çka bëri që për legjendën e klubit friulian të niste një periudhë acari. Njeriu që mund ta bindë sulmuesin të mos heqë dorë është vetëm presidenti Pozzo, i cili dëshiron që ta inaugurojë stadiumin e ri pikërisht me kapitenin në skuadër.