Seedorf: Këtu dua të jem trajner

  • 28 November 2015 - 15:05
Seedorf: Këtu dua të jem trajner

Clarence Seedorf ka pranuar se dëshiron të punojë në Premierligë.

Ish trajneri i Milanit, Clarence Seedorf ka pranuar se dëshiron të punojë në Premierligë.

Seedorf spekulohej me postin e menaxherit në Newcastle United dhe atë në Queens Park Rangers.

Ai ka pranuar se gjatë karrierës së tij si futbollist ai ka qenë shpeshherë afër transferimit në Premierligë.

Kurse, tani dëshiron të punojë atje, si trajner.

“Anglia dhe unë kemi një tregim të veçantë”, deklaroi Seedorf për “BBC Sport”.

“Isha afër të transferohem të luaj atje shumë herë. Nuk ndodhi kurrë, si trajner do të ishte një përvojë e mrekullueshme të provojë futbollin anglez dhe tifozët në baza javore”, u shpreh ai.