Manchester City – Messi, reagon Barcelona

  • 28 November 2015 - 15:47
Manchester City – Messi, reagon Barcelona

Barcelona është shumë e qetë përkundër spekulimeve se Manchester City është duke bërë përpjekje për transferimin e sulmuesit Lionel Messi.

Barcelona nuk brengoset në lidhje me interesimin nga Manchester City për transferimin e sulmuesit Lionel Messi.

Sipas mediave spanjolle, gjiganti katalan është i qetë, përkundër faktit se argjentinasi vazhdon të jetë futbollisti kryesor i ekipit.

Messi besohet se nuk është i interesuar të largohet nga Barcelona.

Ai dëshiron të respektojë edhe tri vitet e mbetura në kontratën e tij në Camp Nou, për më tepër ndihet shumë komod me dyshen tjetër sulmuese Neymar dhe Luis Suarez.