Benitez: Bale dhe Ronaldo janë të lirë gjatë lojës

  • 28 November 2015 - 18:15
Benitez: Bale dhe Ronaldo janë të lirë gjatë lojës

Trajneri i Real Madrid, Rafael Benitez, ka thënë se Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale, mund t’i ndryshojnë pozicionet gjatë lojës.

Benitez ka deklaruar se nuk ua përcaktuar pozitat në mënyrë strikte Ronaldos dhe Bale, pasi ata janë të lirë të lëvizin përgjatë lojës nëpër pozicione të ndryshme.

“Nuk i kam thënë Bale të luajë në të majtë, as Ronaldos në qendër”, shpjegoi ai.

“Ata kanë liri. Kur ata i ndryshojnë pozitat me njëri-tjetrin gjatë lojës, ata duhet t’i kenë parasysh përgjegjësitë e pozicioneve të tyre. Bale dhe Cristiano e kanë lirinë e lëvizjes”, tha Benitez.