Tifozët e Barcelonës ironizojnë me Benitezin

  • 28 November 2015 - 18:27
Tifozët e Barcelonës ironizojnë me Benitezin

Tifozët e Barcelonës kanë ironizuar me trajnerin e Real Madrid, Rafael Benitez.

Një pjesë e tifozëve të Barcelonës, gjatë pjesës së dytë ndaj Real Sociedad, kanë brohoritur ‘Benitez qëndro’, shkruan AS.

Ky veprim i përkrahësve të klubit katalunas është më tepër shaka në drejtim të trajnerit të ‘Los Blancos’, pas humbjes 4:0 në El Clasico.

Një gjë të tillë paraprakisht e kishin bërë edhe tifozët e Atletico Madrid, gjatë ndeshjes me Galatasarayn në Ligën ë Kampionëve.