Skuadra angleze me ofertë për Kalinic

  • 28 November 2015 - 18:48
Skuadra angleze me ofertë për Kalinic

Chelsea është duke përgatitur një ofertë befasuese për sulmuesin e Fiorentinas, Nikola Kalinic.

Kroati kaloi dy vite te Blackburn Rovers (2009-2011), para se të shitej te klubi ukrainas, Dnipro.

Pas paraqitjeve të mira atje, 27-vjeçari u transferua te Viola ku po kalon një formë të shkëlqyer.

Ai ka shënuar nëntë gola deri më tani në Serie A dhe është golashënuesi i dytë më i mirë prapa Gonzalo Higuain. Në këtë mënyrë, ka tërhequr interesimin e klubeve të mëdha.

Gazzetta dello Sport raporton se Chelsea është duke e monitoruar lojtarin dhe do të bëjë ofertë për të që në afatin e janarit.