Vardy me rekord në Premier Ligë

  • 28 November 2015 - 19:09
Vardy me rekord në Premier Ligë

Sulmuesi i Leicester City, Jamie Vardy, e ka thyer një record në Premier Ligë, me golin e shënuar ndaj Manchester United.

Vardy është bërë futbollisti i parë në histori të Premier Ligës Angleze, që shënon në 11 ndeshje radhazi.

Ky rekord mbahej nga Ruud van Nisterlooy, i cili kishte realizuar në dhjetë takime rresht, numër ky të cilin sulmuesi i Leicesterit e arriti javën e kaluar.

Vardy e theu këtë rekord pikërisht ndaj Manchester United, skuadër me të cilën e kishte arritur holandezi Nisterlooy.