Mourinho tani armiqësi edhe me Drogbën

  • 28 November 2015 - 19:20
Mourinho tani armiqësi edhe me Drogbën

Dy ndër njerëzit me personazhe kryesore në histori të Chelseas, Dider Drogba dhe Jose Mourinho, tashmë siç duket janë bërë armiq me njëri-tjetrin.

Ish-sulmuesi i Chelseas Dider Drogba, i cili luan në kampionatin amerikan te skuadra e Montreal, ka kritikuar ashpër ish-skuadrën e tij, për këtë fillim të dobët, por Mourinho ka reaguar ndaj komentit të Drogbas, duke thënë se sulmuesi i Bregut Fildishtë po bënë zhurmë vetëm për t’i rritur shitjet e librit të tij autobiografik.

“Ai flet për shkak se dëshiron t’i shes librat. Më pëlqejnë intervistat e mira, nga njerëz si Drogba, por kjo nuk është intervistë, është një mënyrë për të shitur libra”, tha trajneri porguez Jose Mourinho.