Neymar gëzon tifozët e Barcelonës

  • 28 November 2015 - 20:09
Neymar gëzon tifozët e Barcelonës

Neymar ka deklaruar se dëshiron ta vazhdojë kontratën me Barcelonën.

Braziliani ka thënë se qëllimi i tij është ta vazhdojë kontratën me katalunasit, shkruan Mundo Deportivo.

“E di që babai im flet lidhur me të ardhmen time. Jemi duke biseduar për të rinovuar sepse ky është qëllimi im”, deklaroi Neymar.

Sulmuesi realizoi dy gola në fitoren e Barcelonës ndaj Real Sociedad me rezultat 4:0, ndërsa në total ka shënuar 14 herë këtë edicion në La Liga.