Vardy ia theu rekordin, kështu reagoi Van Nisterlooy (Foto)

  • 28 November 2015 - 20:44
Vardy ia theu rekordin, kështu reagoi Van Nisterlooy (Foto)

Ruud van Nisterlooy ka reaguar pas thyerjes së rekordit të tij nga sulmuesi anglez, Jamie Vardy.

Vardy u bë futbollisti i parë në histori të Premier Ligës që ka shënuar në 11 ndeshje radhazi, duke e thyer rekordin e Nisterlooy që kishte shënuar në dhjetë lojë rresht.

Pas kësaj arritje holandezi e ka përgëzuar sulmuesin e Leicesterit duke i thënë se e ka merituar plotësisht.

“Të lumtë Vardy! Tani je i pari dhe e ke merituar”, ka shkruar Nisterlooy në Twitter.