Shtohen gjasat që Bender të nënshkruajë për Arsenalin

  • 28 November 2015 - 22:15
Shtohen gjasat që Bender të nënshkruajë për Arsenalin

Bastexhinjtë favorizojnë transferimin e Lars Bender te Arsenali në afatin e janarit.

Arsene Wenger dëshiron të gjejë zëvendësues për të lënduarin Francis Coquelin, ndërsa mesfushori i Bayer Leverkusenit është në krye të listës.

26-vjeçari është në planet e Topçinjve qe një kohë dhe gjasat për t’u transferuar në Emirates janë të mëdha.

Gjatë kësaj jave dyfishuar shanset (sipas bastexhinjve) që Bender të luajë te Arsenali pas afatit të janarit.

Në garë për shërbimet e tij janë edhe Tottenham Hotspur dhe Chelsea nga Anglia, si edhe shumë klube tjera evropiane.