Klitschko kërkon revansh

  • 29 November 2015 - 08:49
Klitschko kërkon revansh

Wladimir Klitschko nuk është më kampion i botës në boks për kategorinë e rëndë, pasi këtë titull ia mori Tyson Fury.

Përkundër humbjes nga Fury, Klitschko nuk e ka ndërmend të dorëzohet dhe ka kërkuar revansh nga boksieri britanik.

“E humba betejën por luftëtari është akoma në mua”, tha ish-kampioni  i botës.

“Do të shohim se kur do të zhvillohet rimeçi dhe do të ju njoftojmë”, shtoi Klitschko transmeton BBC Sport.

Ndërsa edhe Fury nuk e ka refuzuar një meç tjetër ndaj Klitschkos.

“Jam një luftëtar kështu që do ta pranojë çdo sfidë. Dua të bëhem kampion i madh dhe dua t’i bëjë të gjitha përsëri. Kush e di se çfarë do të ndodhë në rimeç? Një gjë mund ta them se do të jetë shpërthyese”, theksoi Fury.