Jose Mourinho zbulon numrin 10-të më të mirë, por nuk është Hazard

  • 29 November 2015 - 09:31
Jose Mourinho zbulon numrin 10-të më të mirë, por nuk është Hazard

Menaxheri i Chelseas Jose Mourinho ka folur për numrin 10, duke thënë se lojtari i tij Eden Hazard nuk ka aftësi për ta bërë këtë.

Jose Mourinho ka deklaruar se Eden Hazard nuk mund ta luajë numrin 10, ndërsa lojtarët më të mirë për atë pozitë sipas tij janë Deco dhe Sneijder.

Ylli belg u testua si lojtarë qendror në sfidën kundër Stoke Cityt dhe Norwichit, dhe e kishte kritikuar portugezin se pse e vendos në atë pozitë nga lojtar krahu tek lojtar qendror, megjithatë Hazard, luajti më mirë në këto tre takime si lojtarë qendror.

I pyetur portugezi se a do të lulëzojë Hazard në atë pozitë, Mourinho u përgjigj:

“Si një numër 10. Nuk më ha mendja. Ne kemi koncepte të ndryshme për numrin 10. Për mua numri 10 ka shumë gjëra, me topin dhe pa top. Unë dua që numri 10 të shënojë gola”, tha ai

Gjithashtu Mourinho u pyet nga gazetari se kush është numri 10 i përsosur ai u përgjigj

“Wesley Sneijder dhe Deco. Për shkak se ata mund të mbrojnë, të kenë kontrollin e topit dhe të shënojnë”, u përgjigj portugezi Mourinho.