Prishtina – Trepça’89, sfidë për imazh

  • 29 November 2015 - 09:58
Prishtina – Trepça’89, sfidë për imazh

Sot zhvillohen ndeshjet e fundit të stinorit vjeshtor

“Meqenëse kjo është ndeshja e fundit e stinorit vjeshtor, ne duhet të japim më të mirën që ta mbyllim me sukses. Dihet për rivalitetin e madh që kanë këto dy skuadra, kështu pavarësisht se në çfarë gjendje jemi ne ose Prishtina, ky takim besoj se do të sjellë futboll të bukur”, ka thënë Blerand Kurtishaj

Përballja Ferronikeli – Hajvalia mbyll gjysmedicionin

 

Nuk janë në situatë aspak të mira, kështu që, ballafaqimi ndërmjet vete është një rast i mirë për ta ngritur imazhin dhe krenarinë e skuadrës. Prishtina e Trepça’89 do të sfidohen në ballafaqimin e sotëm, që zhvillohet në kryeqytet, dhe se fitorja do t’i çonte futbollistët në pushim shumë më krenarë,  kur dihet se rivaliteti i këtyre dy skuadrave në vitet e fundit është maksimal.  Bardhekaltrit tashmë është e qartë, që po luftojnë për ekzistencë, derisa Trepça’89, e cila deri tash ishte kandidate për titull, ajo në katër ndeshjet e fundit nuk di për fitore, kështu që në kryeqytet do të mendojë ta thyejë këtë tabu. Ajo që duhet thënë është se të dy taborët premtojnë më të mirën nga vetja, derisa kanë thënë se alternativë e vetme e tyre mbetet fitorja. Rivaliteti është fakt që nuk do të mungojë, ndërsa kush do të festojë në fund, do të dihet vetëm pas 90 minutave lojë. Sot në kuadër të javës së 17-të të fundit të stinorit vjeshtor, zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera ku takohen, Liria – Besa e Gjilani – Istogu. Ndërsa, vjeshta mbyllet me ndeshjen Ferronikeli – Hajvalia, e cila luhet ditën e mërkurë....(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)