Witsel mund t’i bashkohet Milanit

  • 29 November 2015 - 11:41
Witsel mund t’i bashkohet Milanit

Axel Witsel mund të jetë goditja e madhe e Milanit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori belg është kërkuar gjatë edhe në verë, mirëpo në fund klubi i tij Zenit St Petersburg nuk lejoi largimin e tij.

Por trajneri i Milanit, Sinisa Mihajlovic ka dhënë sinjalet e para për transferimin e belgut në ‘San Siro’.

“Witsel? Nuk e di se çfarë të them. Tregu gjithmonë sjellë risi dhe të presim janarin dhe të shohim”, deklaroi Miha.

Përveç belgut synimi i Milanit është të përforcohet edhe në repartin e mbrojtjes.