Sammer: Muller i pazëvendësueshëm te Bayerni

  • 29 November 2015 - 12:54
Sammer: Muller i pazëvendësueshëm te Bayerni

Në këndvështrimin e Drejtorit Sportiv të Bayernit të Mynihut, Mathias Sammer, sulmuesi Thomas Muller është një lojtar jetik për grupin e drejtuar nga Pep Guardiola.

26-vjeçari udhëhoqi skuadrën në suksesin 2-0 ndaj Hertës së Berlinit duke koleksionuar 13 gola në 14 ndeshje sezonale në kampionat.

“Thomas Muller është i pazëvendësueshëm dhe një model për Bayernin. Ai është një njeri me të cilin kërkojnë të evidentohen të gjithë. Ai e di shumë mirë kuptimin që ka kjo fanellë dhe çfarë përfaqëson ky klub. Ai është një njeri me shumë besim në vetvete por edhe i përulur. Shumë skuadra do të dëshironin ta kishin në gjirin e tyre sepse ai është një zotëri i vërtetë. Ne jemi shumë të lumtur që arritëm të zgjasnim kontratën me të”.

Gjatë merkatos së verës ishte Manchester United që tentoi të joshte sulmuesin gjerman por ishte vetë lojtari që u shpreh publikisht se dëshira e tij është që ta vazhdojë karrierën me klubin ku u rrit.