Dortmundi e deklason Stuttgartin, Januzaj nuk luan

  • 29 November 2015 - 17:53
Dortmundi e deklason Stuttgartin, Januzaj nuk luan

Borussia Dortmund ka mposhtur Stuttgartin me rezultat të thellë 4:1, duke qenë kështu ndjekësi i vetëm i Bayern Munichut.

Edhe kësaj radhe futbollisti më i mirë i Dortmundit ishte Aubameyang me 2 gola, ndërsa një tjetër e shënoi Castro dhe në autogol nga Niedermeier. Golin e vetëm për mysafirët e realizoi Didavi.

Adnan Januzaj as në këtë ndeshje nuk luajti fare, pavarësisht se ishte në bankën rezervë.

Pas kësaj fitoreje Dortmund mbetet në vendin e dytë me 32 pikë, 8 më pak se sa bayern Munich në vendin e parë.