Ja si e quan Mourinho reagimin e Costas

  • 29 November 2015 - 19:09
Ja si e quan Mourinho reagimin e Costas

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho nuk ka probleme me Diego Costan dhe insiston se është normal reagimi i tij.

Ai tha se Coasta është i privilegjuar në skuadër dhe është normale që një lojtar i kalibrit të tillë nuk luan.

“Costa ishte i privilegjuar sepse ai është lojtar i fundit që u la në stol. Unë kam lënë në stol Terryn, Ivanovicin, Cahill, Fabregas, Oscar, madje edhe Hazardin”, tha Mourinho gjatë konferencës për media

“Unë nuk pres që një lojtar i stolit të kërcejë dhe të këndojë, një lojtar i madh në stol nuk është i lumtur. Nëse ai kërkon të më lëndojë mua, kjo nuk ishte mënyra e duhur”.

Kujtojmë se Costa nuk ishte inkuadruar për asnjë minutë kundër Tottenhamit dhe kjo e kishte acaruar brazilianin, pasi kishte bërë edhe nxehje gjatë tërë kohës.