Fiton Liverpooli, barazon Arsenali (Video)

  • 29 November 2015 - 19:26
Fiton Liverpooli, barazon Arsenali (Video)

Liverpooli e ka mposhtur Swansean me rezultat 1 me 0, me një gol nga James Milner nga penalltia.

Në ndeshjen tjetër, Arsenali ka barazuar në udhëtim me Norwichin 1 me 1.

Ozil i kaloi ‘gunners’ në epërsi, para se rezultatin ta barazonte Grabban.

Liverpooli pas kësaj fitoreje pozicionohet në vendin e gjashtë me 23 pikë, ndërsa Arsenali mbetet i katërti me 27 pikë, dy më pak se lideri Manchester City.