Boksieri i kërkon duel Furyt, ai e ka gjetur kundërshtarin e radhës (Video)

  • 29 November 2015 - 23:21
Boksieri i kërkon duel Furyt, ai e ka gjetur kundërshtarin e radhës (Video)

Boksieri britanik, Tyson Fury mbrëmë mposhti Vladimir Klitschkon duke marrë epitetin e boksierit më të mirë në botë në kategorinë e rëndë.

Tashmë kanë filluar boksierët kundërshtarë që të kërkojnë duel me të dhe njëri nga ta është amerikani, Deontay Wilder.

“Të pashë Tyson Fury. Jam duke ardhur për ty”, shkruan Wilder në Twitter.

Por nuk ka vonuar as përgjigjja e Furyt, i cili i ka thënë se duhet të pres, pasi do t’i jap një mundësi të dytë Vladimir Klitschkos.

“Pse duhet të flas për Deontay Wilder? Le të qeshim me emrin e tij. Nëse Wilder dëshiron të ndeshet, atëherë duhet të pres, sepse Vladimir Klitschko ka raundin e dytë… ding, ding, ding”, ka thënë Fury.

Wilder ka 29 meçe në karrierë dhe ka 29 fitore të gjitha me K.O.