Super sfida e Serie A

  • 30 November 2015 - 09:28
Super sfida e Serie A

Lufta për vendin e parë në kampionatin italian

Napoli-Inter është sfida kryesore e kësaj xhiro në Itali, ku dy skuadrat po luftojnë për vendin e parë. Të gjitha biletat janë shitur për këtë ndeshje, derisa skuadrat pritet të japin maksimumin për fitore   

Napoli ka 28 pikë, kurse Inter-i dy më shumë

Një fitore me Inter-in për t’u ngjitur në vendin e parë të Serie A. Ose të paktën barazim, për të arritur një rekord. Këto janë dy objektivat e Napoli-t të Mauricio Sarri-t, për sfidën ndaj zikaltërve. Me një sukses, të kaltrit do ta shihnin veten në krye të renditjes, por nëse dalin pa humbje nga dueli me rivalët direkt për titull, do të shkruanin një faqe të historisë. Një rezultat pozitiv përballë Inter-it do të rriste ecurinë pa humbje mes kampionatit dhe Ligës së Evropës në 18 ndeshje radhazi. Arritje që për herë të fundit në San Paolo është realizuar nga skuadra e drejtuar nga Riccardo Bigon, në edicionin 1989/90 dhe që në fund u kurorëzua me fitimin e titullit. Pas disfatës me Sassuolo-n në javën e parë të Serie A, të besuarit e Sarri-t nuk kanë gabuar më. Pak gola të pësuar dhe rezultate pozitive përballë të gjithë rivalëve të mëdhenj: nga Juventus-i te Lazio, për të vazhduar me Milan-in dhe Fiorentina-n. Për të ulur disi tensionin në prag të sfidës me Inter-in, stafi teknik vendosi që t’i lejojë futbollistët ta kalojnë natën përpara ndeshjes pranë familjeve. Për sa i takon formacionit, dyshimet janë të pakta me të gjithë titullarët që do të kthehen në fushë. Nga Reina te Koulibaly, por edhe Higuain e Insigne. Mungesat e vetme janë të dëmtuarit Mertens dhe Gabbiadini. Përballë Inter-it, në “San Paolo” do të vendoset një rekord këtë edicion për sa u takon tifozëve të pranishëm, me të paktën 50 mijë spektatorë në tribuna... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)