Philadelphia 76-ers nuk njeh limtet pëson humbjen e 28 radhazi

  • 30 November 2015 - 11:25
Philadelphia 76-ers nuk njeh limtet pëson humbjen e 28 radhazi

Memphis Grizzlies thellon akoma edhe më shumë krizën e Philadelphia 76-ers. Skuadra nga Pensylvania e cila me disfatën e pak ditëve më parë ndaj Houston Rockets u bë ekipi me rekordin më negativ në të gjithë historinë e sportit amerikan pësoi humbjen e 18-të në këtë sezon të Nba dhe të 28-tën rradhazi nëse përfshihen edhe 10 ndeshjet e fundit të edicionit të kaluar. Në Teennesee, Memphis triumfoi me shifrat 92-84 duke regjistruar suksesin e 10-të sezonal. Mike Conley me 20 pikë 5 asiste dhe 4 rebound, ishte më i miri mbi parket për skuadrën e trajnerit Dave Joerger.

Një sukses me shumë peshë arriti edhe Houston Rockets që kaloi pas kohësh shtesë New York Knikcs me rezultatin 116-111. Në Madison Square Garden, heroi i miqëve ishte James Harden që koleksionoi në total 26 pikë 9 asiste dhe 7 rebound duke bërë ta pavlefshme edhe paraqitjen e mirë të Arron Afflalo që shënoi 31 pikë për Neë York-un.

Në ditën që Kobe Bryant komunikoi lamtumirën, Los Angeles Lakers nuk arriti të rikthehej dot te fitorja pasi u mposht në Staples Center nga Indiana Pacers me shifrat 103-107. Për skuadrën nga Indianapolis kjo ishte fitorja e 5-t radhazi. Një meritë të padiskutueshme në këtë sukses të Indianës e kishte Paul George që shënoi 39 pikë gjithsej, te Lakers-at, Bryant e mbylli ndeshjen me vetëm 13 pikë.

Vijon momenti pozitiv edhe për Orlando Magic që i shkaktoi humbjen e 8-të sezonale Boston Celtics. Në Amëay Center skuadra më e titulluar e Nba-së u dorëzua pa kushte përballë Orlandos që e fitoi sfidën me rezultatin e thellë 110-91.

Phoenix Suns ndërkohë i dha fund ecurisë negative pasi triumfoi në transfertën e Kanadasë përballë Toronto Raptors me shifrat 102-107. 29 pikët dhe 7 asistet e DeMar De Rozan nuk i mjaftuan skuadrës së trajnerit Dëyane Casey për të regjistruar fitoren e 5-t radhazi.