Më në fund flet Guardiola: Kjo është e ardhmja ime

  • 30 November 2015 - 11:28
Më në fund flet Guardiola: Kjo është e ardhmja ime

Pep Guardiola ka bërë të ditur se ‘qyteti i çmendur’ Munichu, mund të ndikojë që ai të qëndrojë edhe më tej në Bayern

E ardhmja e ish trajnerit të Barcelonës, vazhdon të mbetet e paqartë, por Pep Guardiola ka dhënë tani më një sinjal se mund të vazhdojë të qëndrojë te Bayerni.

“Qyteti është i çmendu. Ja shumë i kënaqur, familja ime gjithashtu”, ka thënë Guardiola.

Kur u pyet nëse kjo mund të ndikojë që të qëndrojë te Bayerni, ai është përgjigjur: “Po, mund të jetë një arsye e madhe”, ka shtuar më tej spanjolli.

“Pas ndeshjes me Hannoverin me 12 dhjetor, do të ulemi dhe do të flasim për të ardhmen time”, ka përfunduar ish trajneri i Barcelonës.