MSN 30 gola në 13 ndeshje të La Ligas

  • 30 November 2015 - 11:50
MSN 30 gola në 13 ndeshje të La Ligas

Treshja e sulmit të Barcelonës, Messi, Neymar, Suarez, është treguar jashtëzakonisht efikase para portave kundërshtare deri në këtë pjesë të sezonit.

Messi, Neymar dhe Suarez së bashku i kanë realizuar 30 nga 33 golat e Barcelonës në këtë edicion të La Ligas.

Neymar ka shënuar 14 herë deri më tani për katalunasit, duke e zëvendësuas për mrekulli Messin e lënduar.

Luis Suarez i ka realizuar 12 gola për Barçën, ndërsa Messi katër, mirëpo argjentinasi ka qëndruar i lënduar për pothuajse dy muaj.