Garcia: Nuk jap dorëheqje!

  • 30 November 2015 - 12:44
Garcia: Nuk jap dorëheqje!

Trajneri i Romës, Rudi Garcia, thotë se nuk do të japë dorëheqje përkundër rezultateve në ndeshjet e fundit.

Giallorossët pësuan humbje prej 0-2 nga Atalanta duke i vështirësuar gjasat për titullin e Serie A.

Ndërkaq, siç transmeton koha.net, as humbja e thellë prej 6-1 nga Barcelona në Ligën e Kampionëve nuk e bind francezin që të japë dorëheqje nga posti i trajnerit.

“Nuk do të jap dorëheqje. Jam i zemëruar, i dëshpëruar dhe ne duhet të luftojmë që të dalim nga kjo situatë, duhet të qëndrojmë të bashkuar, djemtë nuk duhet të humbin besimin, pasi përsëri mund të jemi ajo Roma me sulmin më të mirë në Serie A”, ka thënë Garcia për Corriere dello Sport.

Në humbjen kundër Atalantas tifozët e Romës e kanë fishkëllyer trajnerin.