“Muller nuk duhet të shkojë në Angli”

  • 30 November 2015 - 12:55
“Muller nuk duhet të shkojë në Angli”

Legjenda e Bayern Munichut, Lothar Matthaus, thotë se Thomas Muller nuk duhet të mendojë për t’iu bashkuar Manchester Unitedit apo Chelseat.

Në verën e kaluar, Djajtë e Kuq dështuan ta transferonin gjermanin për 75 milionë funte.

“Nuk është e domosdoshme që ai të shkojë te Manchester Unitedi. Po ashtu, nuk duhet të shkojë as te Chelsea”.

“Ndoshta te Barcelona, do të ishte atraktive. Mirëpo, nuk e di nëse stili i tyre i lojës do t’i përshtatej atij”.

“Sipas mendimit tim, ai duhet të qëndrojë te Bayerni së paku... deri në fund të karrierës!”, ka thënë Matthaus.