Klitscho – Fury, rimeç gjatë verës së ardhshme

  • 30 November 2015 - 13:38
Klitscho – Fury, rimeç gjatë verës së ardhshme

Wladimir Klitschko i ka kërkuar revansh Tyson Furyt, pasi ky i fundit e mposhti dhe ia mori titujt botërorë në kategorinë e rëndë në boks, në verzionet IBF, WBO dhe WBA.

Përballja tjetër mes Klitschkos dhe Furyt mund të zhvillohet gjatë verës, shkruan The Guardian.

Përfaqësuesit e boksierit britanik, kanë shprehur dëshirën që meçi i dytë mes Furyt dhe Klitschkos të zhvillohet në Wembley të Anglisë, ndërsa për këtë gjë duhet pritur përfudimi i sezonit.

“Stadiumi i Wembleyt do të ishte mjaft tërheqës në kohën e duhur të vitit. Ishin afër 55.000 të pranishëm në Dusseldorf, në Wembley mund të jenë 80.000. Por duhet të ndodhë pas përfundimit të sezonit të futbollit”, ka thënë  përfaqësuesi i Furyt,  Mick Hennessy