Nuno Espirito Santo largohet nga Valencia

  • 30 November 2015 - 13:54
Nuno Espirito Santo largohet nga Valencia

Nuno Espirito Santo i jep lamtumirën Valencias. Pas disfatës me rezultatin 1-0 ndaj Sevillas në Ramon Sanchez Pizjuan, trajneri portugez komunikoi dorëheqjen e tij nga stoli i Los Che. Rezultatet jo të mira që ka arritur Valencia në këtë fillim sezoni kanë lënë të pakënaqur drejtuesit e klubit dhe për tua bërë më thjeshtë punën këtyre të fundit të cilët po mendonin seriozisht shkarkimin e tij, Nuno Espirito Santo u ka paraprirë duke u larguar vetë nga drejtimi i ekipit. Në konferencën për shtyp në përfundim të sfidës ndaj Sevillas 41-vjecari luzitan bëri të ditur vendimin e tij duke nënvizuar se për të mirën e klubit ai po largohet nga Valencia. Skuadra nuk po kalon një moment pozitiv dhe është më e drejtë që unë të largohem nga klubi në mënyrë që situata të përmirësohet deklaroi Nuno Espirito Santo.

Më tej 41-vjecari shtoi se falenderon presidenicën e klubit dhe të gjithë futbollistët për bashkëpunimin. Nuno Espirito Santo e mori drejtimin e Valencias në 4 Korrik të vitit 2014-të. Në sezonin e tij të parë ai arriti të bënte të mundur rikthimin e klubit nga Mestalla në Uefa Champions League. Por në këtë sezon Valencia përvec se rrezikon eliminimin në grupet e këtij kompeticioni edhe në kampionat nuk ndodhet në një pozitë shumë komode teksa pas 13 javëve të para pozicionohet në vendin e 9-të në kuotën e 19 pikëve. Me largimin e Nunos drejtuesit e Valencias po mendojnë për pasuesin e 41-vjecarit. Alternativat për momentin janë 3 tre, duke filluar nga ish trajneri i Barcelonës Frank Rajikard për të vijuar me Michael Laudrup dhe Alejandro Sabellan.