Neville: United do ta fitonte titullin me Bale dhe Ronaldon

  • 30 November 2015 - 14:01
Neville: United do ta fitonte titullin me Bale dhe Ronaldon

Gary Neville beson se Manchester United do të shpallej kampion në Angli, nëse në radhët e veta do t’i kishte Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo.

Neville ka deklaruar se Manchester United do ta fitonte lehtësisht Premier Ligën, nëse në këtë skuadër do të luanin Bale dhe Ronaldo.

“Nëse i shtoni dy lojtarë në ekipin e Manchester United, Gareth Bale apo Cristiano Ronaldo, skuadra do ta fitonte ligën lehtësisht”, tha ish-lojtari i ‘djajve të kuq’.

“Por ata kanë nevojë edhe për dikë që t’ua fitojë ndeshjet, një Neymar apo Luis Suarez, që do të shënonte një apo dy gola dhe do t’ua siguronte fitoren, dhe krejt papritmas ata do të dukeshin si Barcelona, pasi janë duke dominuar në posedim, duke i bërë ekipet tjera të duken qesharake”, shtoi ai.