Klubet angleze pas Hummels

  • 30 November 2015 - 14:18
Klubet angleze pas Hummels

Liverpooli dhe Manchester Unitedi janë alarmuar pas situatës së Mats Hummels te Borussia Dortmundi.

The Sunday Mirror ka raportuar se ai ka luajtur si zëvendësues në ndeshjen kundër Stuttgartit të dielën duke bërë që e ardhmja e tij të vijë sa më shumë në dyshim.

Futbollisti gjerman kërkohet nga ish-trajneri i tij, Jurgen Klopp, i cili tash drejton klubin nga Anfield.

Mbrojtësi 26-vjeçar është njëherësh i pëlqyer edhe nga Louis van Gaal, me të cilin ka bashkëpunuar te Bayern Munichu.

Hummels rrjedh nga Akademia e Bayernit, ndërsa që nga viti 2009 bart fanellën e BVB.