Valle shqiptare në parketin e NBA (Video)

  • 30 November 2015 - 14:52
Valle shqiptare në parketin e NBA (Video)

Atmosfera e festave të nëntorit nuk është ndjerë vetëm në trojet shqiptare, por ka shkuar deri në parketet e kampionatit amerikan të basketbollit (NBA).

 “Shqiponjat e Vogla” dhe ikona e valles popullore shqiptare, Liliana Cingu, të udhëhequr nga koreografi Ramazan Këllezi, performuan në “Air Canada Center” të Torontos në kuadër të Mbrëmjes së Trashëgimisë Shqiptare.

Ky është viti i dytë radhazi që “Shqiponjat e Vogla” paraqesin vallet shqiptare në Toronto të Kanadasë.