Davids: Messi e meriton ‘Topin e Artë’

  • 30 November 2015 - 15:37
Davids: Messi e meriton ‘Topin e Artë’

Edgar Davids ishte i pranishëm në zgjedhjen e treshes për Topin e Artë, ku FIFA bëri të ditur Cristiano Ronaldon, Lionel Messin e Nyemarin si kandidatët që do të luftojnë për të marr këtë çmim prestigjioz.

Ish-lojtari i Juventusit, Milanit, Interit e Barcelonës, Edgar Davids, ka deklaruar se Messi e meriton ‘Topin e Artë’ për vitin 2015.

“Lionel Messi e meriton pa asnjë dyshim Topin e Artë”, ka thënë Davids.

“Nuk do të dëshiroja që të luaja kundër Messit. Thjeshtë është i paimagjinueshëm. Kam luajtur kundër Ronaldos ai është spektakolar gjithashtu, por Messi është i veçantë”, shtoi ai.

I pyetur se pse Messi e Ronaldo e meritojnë të jenë çdo vit në mesin e tre më të mirëve në botë, ai është përgjigjur: “Messi është magjik. Messi ndoshta edhe është më i miri në histori të futbollit. Messi është perfekt. Driblon, shënon, pason dhe e lexon shumë lojën dhe pa dyshim meriton të jetë këtu ku është. Njëjtë e meriton edhe Ronaldo, por them se ai e bën këtë me punë. Ronaldo punon shumë për çdo ditë dhe për këtë është aty ku është. Kjo nuk i duhet Messit”, ka përfunduar Davids.