Fury nuk piu ujë, u frikësua se do t’i hidhnin droga të ndaluara

  • 30 November 2015 - 17:09
Fury nuk piu ujë, u frikësua se do t’i hidhnin droga të ndaluara

Tyson Fury e mposhti Wladimir Klitchkon për tu shpallur kampion i botës në kategorinë e rëndë në boks, në versionet IBF, WBO dhe WBA, mirëpo pas meçit ai e bëri një veprim të çuditshëm.

Fury refuzoi të pinte ujë në zhveshtore, pas triumfit ndaj Wladimir Klitchkos, shkruan Daily Mail.

Arsyeja pse boksieri britanik e bëri këtë veprim, ishte nga frika se mos ndokush i kishte hedhur drogë apo substance të ndaluara, me qëllim për ta diskredituar fitoren e tij.

“Pas duelit kisha informacione nga burime të sigurta, që të mos prekja asgjë në dhomat e zhveshjes, pasi ata mund të mundoheshin të më drogonin”.

“Njerëzit më ofronin gjëra të ndryshme, mirëpo unë nuk prekja asgjë, përveç nëse vinte nga çanta ime, nuk kishte gjasa për të më droguar”.

“Shkova në shtëpi i dehidruar sepse frikësohesha se mund të dështojë në teste sepse më kishin dhënë ndonjë gjë”, deklaroi Fury.